Nis epoka e gjakut artificial

Nis epoka e gjakut artificial
Gjaku artificial mund te behet shume shpejt nje realitet i pranueshem per te gjithe spitalet e botes. Lajmin e ben te ditur firma amerikane “Arteriocyte” qe ka derguar per analiza ne agjencine “Food and Drug Administration” sasi gjaku 0 negativ. Projekti eshte financuar nga Pentagoni per te kuruar ne nje kohe sa me te shpejte ushtaret e plagosur ne lufte. Gjaku eshte krijuar nga kompania me qender ne Ohio qe ka shpenzuar 2 milione dollare per kete projekt.

Gjithçka ka nisur qe nga qelizat qe e fabrikojne dhe me pas eshte simuluar nje makineri qe prodhon qeliza si ne trupin e njeriut. Testet e para me njeriun mund te fillojne ne vitin 2013. Gjaku artificial eshte i padallueshem nga ai i vertete dhe mund te perdoret edhe ne spitale”, shkruan ne nje komunikate firma.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama