Nis mbyllja e tregut tek ish-uzina Dinamo perplasje polici-tregtare

Nis mbyllja e tregut tek ish-uzina 'Dinamo', perplasje polici-tregtare

Mes forcave policore dhe tregtarëve tek ish-Uzina "Dinamo" ka pasur sërish përplasje të tjera. Efektivët e policisë kanë rrethuar tregun dhe nuk lejojnë tregtarët që të futen, ndërsa bllokimi ka nisur që në orët e para të mëngjesit. Tregtarëve nuk u lejohet as të marrin mallin që kanë në treg. E indinjuar, një nga tregtaret është shprehur se punon prej 15 vitesh dhe se ka qenë e rregullt me taksat. Ajo gjithashtu ka deklaruar se do të futen në grevë nëse nuk marrin zgjidhje.

Tregtarët pretendojnë se kane kontrata disa vjeçare për të shitur ushqime në këtë treg dhe do të vijojnë protestat deri ne gjetjen e një zgjidhjeje. Prefektura dhe Bashkia e Tiranës, ngritën një Task-Forcë për mbylljen e tregut pasi sipas tyre nuk plotësohen kushtet higjieno-sanitare. Ndërkohë Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur punën për shembjen e njërit prej dyqaneve në këtë treg, ndërsa pronari i dyqanit shprehet se objekti ishte në proces legalizimi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama