Për afro 2 orë, spektatorët që kishin mbushur sheshin pranë Bashkisë së Fierit, ndoqën këtë event. Por nuk do të jetë vetëm qendra e qytetit arena e këtij festivali, pasi ai do të ketë një zhvendosje gjatë ditëve në vazhdim.
Drejtuesit e tij, thanë se ky aktivitet do të vijojë sa në qendër të qytetit të Fierit, në shkollën rajonale artistike, në skenën e teatrit antik në qytetin e vjetër të Apolonisë, si dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, por ikja nga Fieri do të bëhet vetëm pas ditëve të nxehta të muajit korrik.
Festivali nuk është një ide shqiptare autoktone. Ai në planin ndërkombëtar realizohet edhe në vende të tjera si: Itali, Austri, Kroaci, Slloveni, Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë.
Nga : Gazeta Shqip