Ka nisur sot prishja e stadiumit Qemal Stafa.
Siç shihet dhe në foto, prishja ka nisur nga hyrjet anësore të stadiumit.
Ndërhyrja për prishjen e stadiumit Qemal Stafa duket se shkel dhe VKM-në e datës 13.04.2000 që e shpall stadiumin dhe zonën përreth tij "ansambël monument-kulture" dhe ndalon prishjen apo ndërhyrjen në stadium.
Përreth stadiumit, nuk ka asnjë tabelë sqaruese për ndërhyrjet që po bëhen. Madje zona as nuk është rrethuar, duke i bërë ndërhyrjet për prishjen e stadiumit dhe të rrezikshme për kalimtarët.