Në këtë aktivitet do të marrin pjesë aktivistë LGBT, përkrahës të kësaj kauze, të rinj dhe të reja të cilët do të nisin një pedalim përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit me sloganin: Flije Mendjen! Disa njerëz janë Gej. Ky marshim është i pari i disa eventeve që dy organizatat LGBT në Shqipëri kanë planifikuar për t’i zhvilluar gjatë gjithë javës që vjen.
“Eshtë interesant fakti se do të parakalojmë krenar në të njëjtin bulevard që po ta shikosh nga lart ka imazhin e sëpatës së Demokleut, një krahasim ky që mund të bëhet me faktin që ky komunitet jeton ende nën frikën e paragjykimit dhe të diskriminimit.
Pastaj te i njëjti qytet që përpara 100 vjetësh na bëri të ndihemi të lumtur, pra në Vlorë, do të shkojmë për të folur ballë për ballë me të rinjtë, prindërit dhe mësuesit e tyre në lidhje me të drejtat e njeriut, për t’u kthyer në Tiranë po atë ditë (të mërkurën, 16 Maj) ku në galerinë Tirana Express (dikur e braktisur dhe e lënë në mëshirë të fatit) do ekspozojmë jo vetëm portretet e qindra qytetarëve të këtij vendi në një labirint aq të ngushtë sa është hapësira publike dhe personale që u kemi lënë motrave, nënave, baballarëve, vëllezërve, motrave, miqve e mikëshave tanë që janë LGBT, por do tregojmë për herë të parë se PO, ne jemi kundër cdo filozofie apo qendrimi qe nuk na mëson të duam, por na nxit të urrejmë, nëse nuk na bën qytetarë të Europës, por na burgos tek padrejtësitë.
Në të gjitha eventet në kuadër të 17 Majit, ne do tregojmë se historia e LGBT nuk është vetëm ajo historia e shtypjes, e diskriminimit dhe e dehumanizimit të natyrës njerëzore, por është mbi të gjitha një histori e përjetshme dashurie”- thuhet në njoftimin e “Pro LGBT”