Nis protesta kunder rastit Monstra

Nis protesta kunder rastit 'Monstra'

Ka nisur sot protesta në Shkup kundër proceseve të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Qindra shqiptarë po marshojnë në drejtim të kompleksit Mavrovrasja, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë marshimin deri tek ndërtesa e qeverisë së Maqedonisë.

Këshilli Organizativ Koordinues ka paralajmëruar që dje për fillimin e protestës për përkrahjen e qytetarëve shqiptarë kundër procesit të montuar politik ‘Monstra’.

Kërkesat që parashtron këshilli janë:

1. Shpalljen e shqiptarëve të pafajshëm, lirimin e menjëhershëm dhe dëmshpërblimin e tyre;

2. Shkarkimin e menjëhershëm të prokurores dhe gjykatësit të rastit dhe ndjekjen penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare;

3. Dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, i cili shpalli gjykimin e shqiptarëve që gjatë arrestimit;

4. Lirimin e menjëhershëm të 6 shqiptarëve të pafajshëm, të dënuar me nga 3 vite burg, ku gjykata edhe në këtë rast dëshmoi se është antishqiptare e korruptuar dhe e politizuar

5. Mbikëqyrje permanente edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë mbi sistemin juridik në Maqedoni, si dhe të merren në mbrojtje të burgosurit dhe familjarët e tyre.

6. Po ashtu, nga ministri i Drejtësisë, kërkohet prononcim publik, se si ai i vlerëson dënimet e 6 shqiptarëve me burgim të përjetshëm, si dhe ndaj 6 protestuesve shqiptarë që u dënuan me nga 3 vite burg.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama