Nis restaurimi i qilimit te Apollonise
- Botuar: 15 vite më parë
- Shkruar nga:
I ashtuquajturi qilimi i Apollonise, mozaiku i shekullit te 3-te te eres sone qe per shume vjet eshte mbajtur ne gjendje harrese ne oborrin e brendshem te Muzeut kombetar ne Tirane ka nisur te restaurohet. Olta Kore prej disa javesh ka filluar punen restauruese qe perfshin jo vetem larjen por edhe nderhyrje me te thella pastruese prej lageshtires qe prej kohesh e kane degraduar nje nga mozaiket me te bukur te gjetur ne Shqiperi.
"Jemi prej tre javesh qe po punojme per kete mozaik dhe shpresojme qe te mbarojme ne fund te shtatorit. Ka nderhyrje dhe me te thella qe eshte konservimi i mozaikut", thote Olta Kore...restauruese, IMK.
Mozaiku ka nje histori interesante, i zbuluar ne vitin 1959 ne Apolloni nga germimet e perbashketa shqiptaro-sovjetike...u zhvendos prej atje ne vitin 1980 me qellimin per ta ekspozuar ne Gjermanine Perendimore por duke qene se kjo gje ishte gati e pamundur ai as nuk u kthye ne Apolloni as nuk shkoi ne Gjermani por u vendos ketu ne ambjentin e brendshem te Muzeut kombetar.
"Ne vitin '59 eshte restauruar ne Apolloni, dhe ne '80 eshte sjelle ketu si mozaik. Ka vlera si monument, si veper, po me e rendesishme do te ishte te ishte ne vendin e vet", vijoi Kore.
Mozaiku me nje siper fare rreth 30 metra katrore, me motive gjeometrike te nje larmie te rralle mendohet te perfundoje se restauruari ne fund te muajit shtator por gjithesesi ky eshte nje mozaik qe merr vlere i ekspozuar ne habitatin e vet e pikerisht ne Apolloni.