Nis sot sezoni i vjeshtes per maturantet ngeles

Nis sot sezoni i vjeshtes per maturantet ngeles
Maturantët ngelës në sezonin e parë të provimeve të maturës shtetërore, të cilët janë rreth 6 mijë maturantë, nisin sot sezonin e vjeshtës. Ministria e Arsimit ka përcaktuar datat e testimit me datë 9, ku do të zhvillohen provimi i letërsisë dhe i gjuhës shqipe, ndërsa me datë 13 ai i matematikës dhe me 17 shtator provimi i lëndëve me zgjedhje. Rregullorja parashikon që nxënësit kanë ende mundësinë për të fituar në një nga fakultetet e vendit. Pas përfundimit të testeve të rinjtë do të kenë në dispozicion formularin A3 ku do të listojnë nga e para 10 degët e tyre të preferuar. Rreth 2 javë më parë drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore janë udhëzuar për rregjistrimin e maturantëve ngelës që kanë preferuar të ritestohen në sezonin e vjeshtës, me qëllim fitimin e një të drejte studimi për ketë vit të ri akademik.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama