Nishani Heqja e fotos jo serioze. Nga qeveria e re presim pune jo gjeste

Nishani: Heqja e fotos, jo serioze. Nga qeveria e re presim pune, jo gjeste

Kreu i shtetit, Bujar Nishani e cilësoi si një veprim aspak serioz dhe i paprecedentë në asnjë vend tjetër, vendimin e marrë nga qeveria Rama për të hequr fotone tij nga institucionet. Komentet e Nishanit u bënë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Samitin e Presidentëve të Rajonit të mbajtur në Durrës, ku presidenti deklaroi se veprimi i qeverisë së re që në mbledhjen e parë, në fakt nuk është nuk është punë, po thjesht një gjest që bie ndesh me kushtetutën e Shqipërisë, duke nënvizuar se presidenti i republikës pret punë nga qeveria e re dhe jo gjeste.

“Është hera e parë që një kryeministër të nisë punën me heqjen e fotos. Nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër, nuk duhet të ndodhë, nuk është serioze! Heqja e fotos nuk është punë, por gjest dhe si i tillë nuk kërkon angazhime. Është e kollajtë, nuk kërkon lodhje dhe fantazi dhe as inteligjencë. Presidenti i Republikës pret nga kryeministri të bëjë punën dhe jo gjeste. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton se Presidentit i Republikës është kreu i shtetit dhe i jep të drejtën atij të përfaqësimit të unitetit të popullit. S’ka diskutim që Ismail Qemali është kontributor jashtëzakonisht i madh i pavarësisë, por historia është histori dhe serioziteti i shtetit është seriozitet”, tha Nishani.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama