Nishani Nuk i dekretoj armet kimike

Nishani: Nuk i dekretoj armet kimike

Presidenti, Bujar Nishani ka pritur sot në një takim një përfaqësi të qytetarëve që protestojnë kundër sjelljes së armëve kimike në Shqipëri. Pasi dëgjoi argumentet e përfaqësuesve të qytetarëve, Presidenti vlerësoi si një të drejtë themelore protestën dhe se çështja e importimit të armëve kimike ka një ndjeshmëri maksimale nga opinioni publik.

Nishani ka theksuar se, ai si Kreu i Shtetit shqiptar deri në këto momente nuk ka asnjë kontakt apo informacion nga Qeveria Shqiptare për këtë çështje. “Kjo tingëllon krejt e pazakontë, por për fat të keq ky është realiteti në lidhje me njohuritë e Presidentit”, është shprehur Nishani duke shtuar se mbetet në pritje që të kontaktohet dhe informohet nga Qeveria Shqiptare.

Nga ana e tij, Presidenti i siguroi përfaqësuesit e qytetarëve dhe përmes tyre të gjithë qytetarët e vendit se në çdo rast Presidenti do të jetë garant i respektimit dhe zbatimit të Kushtetutës dhe legjislacionit shqiptar si dhe prioritet i punës së Kreut të Shtetit mbetet gjithmonë garancia për sigurinë e jetës, shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të vendit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama