Nishani do dekretoje hapjen e dosjeve edhe pa lustracion

Nishani do dekretoje hapjen e dosjeve edhe 'pa lustracion'

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kërkon nga Parlamenti miratimin e një ligji për hapjen e dosjeve. Në një konferencë për shtyp, Nishani u shpreh se tashmë 25 vjet nga rënia e regjimit komunist, duhet të hapen dosjet edhe për bashkëpunëtorët e regjimit.

Megjithatë Nishani tha se do të dekretojë ligjin e qeverisë, edhe nëse nuk do e përmbajë lustracionin.

“Pa marrë përsipër për të gjykuar një dekret, pa parë përmbajtjen në përputhshmëri me Kushtetutën, mund t’ju them pavarësisht dimensionit që ka të bëjë në ligj, do të këtë mbështetjen e Presidentit dhe do firmoset. Por sugjeroj të ketë një ligj të plotë në thellësinë e hapjes së dosjeve”. Po kështu Nishani propozoi miratimin e një date të veçantë për përkujtimin e krimeve të komunizmit dhe një monument në Tiranë për Dhjetoristët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama