TIRANË, 14 Tetor/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekreton emërimin e Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani në postin e Komandantit të Forcës Detare.
Mbështetur në nenin 93 dhe nenin 169 të Kushtetutës, dhe ligjin "Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Kreu i shtetit dekretoi emërimin e Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani në detyrën e Komandantit të Forcës Detare, thuhet në dekretin e publikuar nga Presidenca.
Gjenerali Ylber Dogjani më parë mbante detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Komandant i Komandës Mbështetëse./a.s/ /a.g/