Nishani i dorezon dekretin e emerimit Komandantit te Forces Tokesore Nazmi Cahani

TIRANË, 10 Nëntor/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, i dorëzoi sot në mesditë Gjeneral Brigade Nazmi Cahanit dekretin e emërimit si Komandant të Forcave Tokësore.
Në një ceremoni zyrtare ku ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të mbrojtjes, pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Kreu i Shtetit i dorëzoi Gjeneral Brigade Cahanit dekretin e emërimit duke i uruar punë të mbarë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme në krye të Forcave Tokësore të Republikës së Shqipërisë. /a.s/ /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama