Nishani pranon Letrat Kredenciale te ambasadorit te Republikes Italiane Alberto Cutillo

Ambasadori i Italisë Alberto Cutillo i paraqet kredencialet Presidentit të Republikës Bujar NishaniTIRANË, 18 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Ambasadori i Republikës Italiane në një cermoni të vecantë i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, pranoi sot Letrat Kredenciale të ambasadorit të Republikës Italiane, Alberto Cutillo, rezident në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Presidenti të Republikës, Bujar Nishani.

Po ashtu, ambasada Italiane në Tiranë nëpërmjet faqes së saj në Facebook konfirmon se "ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo, i paraqiti kredencialet Presidentit të Republikës, Bujar Nishani".

"Sot, më 18 nëntor 2015, gjatë një ceremonie që u zhvillua në Tiranë, ambasadori Alberto Cutillo i paraqiti zyrtarisht letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, duke u bërë kështu formalisht ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri", shprehet ambasada italiane në Tiranë.

Lindur në Napoli në vitin 1962, Ambasadori Cutillo është diplomuar për Ekonomi dhe Tregti në vitin 1984. Hyn në diplomaci në vitin 1986 dhe nis rrugëtimin profesional në Ministrinë e Jashtme pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Personelit. Në vitin 1989 emërohet në Francë në detyrën e Konsullit në Konsullatën e Bordosë. Në vitin 1991 emërohet Sekretar i Parë tregtar pranë Ambasadës si Italisë në Riad ku do të qëndrojë deri në 1995, vit kur kthehet në Ministri pranë Sekretarisë së Përgjithshme. Prej vitit 1997 merr shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Marrëdhënieve kulturore, dhe në maj të 1999 emërohet Këshilltar Diplomatik i Ministrit të Trashëgimisë dhe Aktiviteteve Kulturore.

Në vitin 2000 mban funksionin e Këshilltarit pranë Përfaqësisë së Përhershme të Organizatave Ndërkombëtare në Gjenevë, ku mbulon çështjet humanitare dhe të emigracionit. Në vitin 2005 emërohet pranë Zyrës së Nju Jorkut të Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin. Në vitin 2007 kthehet në Romë pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave si Këshilltar Diplomatik i Ministrit për Rininë dhe Aktivitetet Sportive. Në vitin 2008 kthehet në Ministrinë e Jashtme, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Integrimin Europian, si përgjegjës i negociatave për disa tekste legjislative të rëndësishme dhe si koordinator i ekipit ndërmjetësues Italian për Kuadrin Financiar Shumëvjeçar të BE-së. Njohës i mirë i tematikave evropiane, në vitin 2013 i jepet detyra për të bashkërenduar hartimin e Programit të Presidencës italianë të Këshillit të Bashkimit Evropian e më pas emërohet Zevendës Drejtor i Përgjithshëm për Bashkimin Evropian dhe Drejtor Qendror për Integrimin Evropian.

Ambasadori Cutillo është autor i botimeve të ndryshme mbi aktualitetin politik ndërkombëtar, dhe në veçanti mbi misionet paqeruajtëse dhe menaxhimin e konflikteve. Në vitet 2010-2013 ka mbajtur një kurs universitar për Teori dhe Praktikë të misioneve Paqeruajtëse në Universitetin LUISS të Romës, ndërsa në vitet 2012-2012 ka qenë këshilltar pranë International Peace Institute të Nju Jorkut.

Ambasadori Cutillo është i martuar me znj. Natalia Quintavalle, aktualisht Konsulle e Përgjithshme e Italisë në Nju Jork, dhe ka një vajzë.

/a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama