TIRANË, 27 Tetor/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti të martën në një takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Tiranë, Aleksander Stipetic, në mbarim të misionit të tij diplomatik në Tiranë.
Sipas njoftimit për shtyp nga Presidenca, Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin mëse katër vjeçar të ambasadorit Stipetic në Shqipëri dhe e falënderoi atë për aktivitetin intensiv diplomatik në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Presidenti Nishani vlerësoi gjithashtu rolin e rëndësishëm që Kroacia luan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku një domethënie të madhe merr avokatia që ajo i bën vendeve të këtij rajoni në kuadrin e Bashkimit Evropian. /a.s//m.m/