Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani gjatë ditës së parë të qëndrimit të tij në Varshavë mori pjesë në ceremoninë gala të Çmimit Solidarnost 'Les Valesa'. Kjo ngjarje, me rëndësi simbolike për Europën Lindore, kishte të ftuar special shefin e Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama.
Presidenti Nishani mori pjesë edhe në veprimtaritë e organizuara për festimet me rastin e 25-vjetorit të fitores së demokracisë në Poloni dhe fillimit të proceseve demokratike në Europën Qendrore dhe Lindore. Gjatë kësaj vizite nuk mund të mungonte dhe takimi i presidentit Nishani me presidentin amerikan, Barak Obama.