Nishani Çeshtja e prones eshte kombetare dhe plotesisht shtetare

NishanisotTirane, 23 Tetor/ATSH/- Presidenti Bujar Nishani zhvilloi sot një takim konsultues me përfaqësues të subjekteve të shpronësuara dhe të shoqatave të tyre në mbarë vendin.

Gjatë këtij komunikimi, të iniciuar nga vet Presidenti Nishani, ky i fundit në cilësinë edhe të qytetarit, e konsideroi çështjen e pronës dhe të pronësisë si kolonë kryesore të shtetit të së drejtës, njofton zyra për shtyp e këtij institucioni, nëpërmjet një deklalarte.

Presidenti nënvizoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së kësaj situate, e cila duhet trajtuar si interes i mirëfilltë publik, pasi rrezikon të thellojë padrejtësinë e të shkaktojë tensione sociale duke vënë në pah njëkohësisht se "kjo nuk është një çështje politike, por i përket krejtësisht shtetit të së drejtës, është thellësisht kombëtare dhe plotësisht shtetare, ku shteti ka dhe duhet të përballet me përgjegjësitë e veta", thuhet në deklaratë.

Presidenti Nishani i garantoi të ftuarit e tij në këtë bashkëbisedim se "do të jetë një zë i fuqishëm për përcjelljen e shqetësimeve të tyre tek institucionet e vendit si dhe tek ato ndërkombëtare, duke theksuar se çështja e pronës dhe e pronësisë së ligjshme ka nevojë për një platformë të shëndoshë ligjore si dhe për një rrugëzgjidhje sa më të mirë".

Të pranishmit në këtë takim, falënderuan Kreun e Shtetit për pritjen, për interesin dhe vëmendjen që po i kushton si përfaqësues i unitetit të kombit, si dhe shprehën mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur ndaj përpjekjeve të tyre për zgjidhjen e këtij problemi të rëndë ekonomik dhe shoqëror, bën të ditur zyra për shtyp pranë Presidentit të Republikës. /b.k/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama