Kanë nisur sot rreth orës 10:00 në ambientet e Hotel Sheraton homazhe në nder të biznesmenit Artan Santo, i cili humbi jetën ditën e djeshme në një atentat mafioz të ndodhur në zonën e ish-Bllokut. Miq, kolegë, të afërm, njerëz të artit, medias dhe politikës do t’i kalojnë para arkivolit me trupin e pajetë të biznesmenit dhe botuesit për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Pjesë e homazheve pritet të jenë shumë politikanë dhe krerë të shtetit të cilët edhe një ditë më parë kur u regjistrua ngjarja e rëndë kanë shprehur ngushëllimet e tyre. Mes personaliteteve që nderuan kujtimin e të ndjerit Artan Santo ishte edhe ish-kreu i Partisë Socialiste Fatos Nano, i cili i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, është bërë pjesë e homazheve që po mbahen në ambientet e Sheraton.
Ardian Fullani: Ikja e Artan Santos, humbje e madhe për sistemin bankar. Do mungoje buzagazi i tij.
Në dalje të ambienteve ku po mbahen homazhet për Artan Santon, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani e cilësuar si mjaft të rëndë humbjen e bankierit të talentuar, i cili sipas Fullanin me vendosmëri krijoi një bankë që arriti t’i rezistojë krizës.
“Banka ka një staf të përgatitur, i motivuar për ta çuar para, duke i bërë respektin e fundit këtij djali për ta vazhduar punën e tij dhe për të pasur jo vetëm një institucion solid por një institucion të rëndësishëm për ekonominë shqiptare”, tha Fullani duke shtuar se te gjetheve do t’u mungoje buzagazi i Santos.
Ngjela: Në Shqipëri krimet nuk zbulohen, por harrohen
Avokati Spartak Ngjela pasi ka kryer homazhet për biznesmenin Artan Santo ka folu për mediat ku ka shprehur skepticizmin për zbardhjen e kësaj vrasjeje mafioze.
“Bankierët nuk i vret krimi. Kanë dashur ose të marrin diçka, ose të fshehin diçka. Do e nxjerrin në hetim. Në Shqipëri krimet nuk zbulohen, por harrohen”, tha Ngjela.
Ceremonia mortore, nisur nga lajmërimi i dhënë nga familja Santo, do të mbahet në orën 16:00 të pasdites së sotme kur trupi i pajete do te prehet ne varrezat e Sharrës.