Silivio Berluskoni ka dhënë miratimin për të filluar negociatat me grupin kinez që është i interesuar për blerjen e paketës së klubit të Milanit.
Kompania "Fininvest", e cila kuron interesat e familjes Berluskoni ka konfirmuar sot rreth orës 14:20 për arritjen e një marrëveshje me investitorët kinezë për shitjen e një pjese të aksioneve të Milanit. Kjo është arritja paraprake, pasi më tej do të vazhdojë thellimi i negociatave.
Flitet se kinezët i kanë vënë ultimatum "kavalierit".Pasi i kanë prezantuar ofertën e tyre, 400 milionë euro për 70% të aksioneve dhe planin për rimëkëmbjen e klubit me ndërtimin e stadiumit në pronësi dhe kuotimin e Milanit në bursë. Ky është vetëm hapi i parë, pasi akoma nuk është arritur negocimi i plotë.