"Kemi kënaqësinë që të ishte një film shqiptar, mundësisht simbol i filmave të pas viteve '90, sepse duam ta promovojmë dhe këtë pjesë, pra, kinemanë shqiptare të kësaj pierudhe, është pak e njohur nga publiku. Por ishte kënaqësi shumë e madhe që të jetë një film për regjisorin Kujtim Cashku që ka dhënë një kontribut shumë të madh dhe njëkohësisht një homazh për veprën e jashtëzakonshme të aktorit që nuk është më tashmë mes nesh, zotit Agim Qirjaqi", tha Elvira Diamanti, drejtoreshe e Arkivit te Filmit.
Por nuk do te jene vetem filmat shqiptare te para apo pas viteve ’90 subjekt i projeksioneve cdo te merkure por edhe materiale te tjera te pashfaqura me pare per publikun. "Nuk do të jetë vetëm filmi shqip, do kemi një shfaqje të filmave dokumentarë, do kemi një shfaqje të kronikave të vjetra që ne kemi, pra do jetë një cdo e mërkurë e fondit tonë shumëplanësh", vijon Diamanti.
Pas “Kolonel Bunker” i cili u shfaq sot per nje publik qe kishte zgjedhur te freskohej ne kinema neser do te projektohet nje tjeter film i regjizorit Kujtim Cashku dhe pikerisht "Syri Magjik" i prodhuar ne vitin 2003.