Nisma Miqte e monumenteve

Nisma 'Miqte e monumenteve'

Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe parqet Arkeologjike, me cilësinë e përgjegjësit dhe zbatuesit të kësaj nisme në terren do të bashkëpunojnë me Drejtoritë Arsimore Rajonale në rrethe dhe shkollat 9-vjeçare do të ndërmarrin sot një seri veprimtarish për njohjen, mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e objekteve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore në afërsi të shkollës.

 

Në Ditën e Monumenteve, Drejtoritë Rajonale të Kulturës dhe Arsimit në Durrës, Korçë, Berat, Gjirokastër, Vlorë e Shkodër do të shpallin  publikisht këtë nismë; nxënësit e shkollave të cilat kanë përqafuar të parat këtë nismë, do të vizitojnë monumentin "mik" i të cilit ata kanë zgjedhur të jenë në vazhdimësi. Specialistët e DRKK-ve, do të ofrojnë leksione/biseda informimi për rëndësinë e monumentit në veçanti dhe të Trashëgimisë Kulturore e menaxhimin sa më të mirë të saj, në përgjithësi. Ndërsa, shkollat të organizuara sipas rastit edhe në bazë klase, do të kujdesen për mirëmbajtjen e monumentit sipas udhezimeve të specialistëve në DRKK. Do të organizojnë aktivitete dhe do të ofrojnë shërbime informuese për vizitorët në monument në ditë të caktuara festash, aktivitetesh masive etj.

 

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Berat

 

1. Ceremonia e shpalljes së projektit “Miqtë  e Monumenteve” fillon në orën 09.30.

2. Nënshkrimi i protokollit të bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë dhe edukimitpër projektin “Miku i Monumentit” ndërmjet DRKK dhe DAR - Berat

3. Ekspozitë fotografike nga “Monumentet e Beratit”

4. Vizitë në Muzeun Etnografik (Guidë)

 

5. Takim me Ambasadorët e Mjedisit.

 

Në drejtimin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes nëpërmjet Ambasadorëve të Mjedisit dhe nxënësve të shkollave të ndryshme të Beratit, organizohet një fushatë sensibilizuese për pastrimin e Kalasë Berat etj.

 

 Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Vlorë

 

Aktivitete me nxënësit e shkollave në:

 

1) Kalanë e Kaninës

 

2) Parkun e Orikut

 

3) Parkun Amantia

 

4) Parkun e Finiqit

 

5) Në Manastirin e  Zvërnecit  

 

 6) Kisha e Dyzet Shenjtorëve

 

7) Bazilika dhe Sinagoga,

 

8) Manastirin e Shën Nikollës

 

Si edhe bashkëbisedime me nxënësit dhe mësuesit në kuadrin e iniciativës "Miqtë e Monumentit" shoqëruar me video-projektor

 

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Durrës

Programi i aktiviteteve, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve e Siteve, 18 Prill. Aktiviteti do të nisë në orën 12.30 në Amfiteatrin e Durrësit, ku do të nënshkruhet protokolli  i bashkëpunimit midis DRKK dhe DAR, Durrës.

 Ceremonia e dhënies së shkollave në birësim:

Të gjitha shkollat që do të aderojnë fillimisht në projektin “Mik i Monumentit”, do të përfaqësohen me grupimin përkatës të nxënësve që janë bërë vullnetarisht pjesë e procesit të birësimit, me mësuesin koordinator në krye.

 

Drejtoria Rajonale e Kulturës në Shkodër

 

1. Në orën 10-00 do të nis te porta e Rozafatit, hapja dhe prezantimi i rëndësisë dhe ditës së 18 prillit dhe nismës "Miqtë e Monumenteve".

 

2. 10-15 min do të lëvizet në brendësi të kalasë, ku një grup nxënësish do të bëjnë pastrimin e hyrjes dhe oborrit të parë të kalasë.

 

3. 10-45 një grup muzikor do të performojë në kullën qendrore.

 

4. 11-00 një grup nxënësish do të ketë një akt teatral mbi rëndësinë e monumenteve.

 

5. 11-20 Një grup studentësh do të aktivizojë një performancë ekzibicion për rëndësinë e pastrimit dhe mirëmbajtjes, me anën e lëvizjeve dhe ngjyrosjes etj.

 

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër

 

1. Aktiviteti do të zhvillohet me nxënës të shkollës 8-vjeçare "Koto Hoxhi".

 

2. Do të firmoset protokolli i bashkëpunimit midis DRKK-Gjirokastër dhe  DAR-Gjirokastër për miqtë e monumenteve.

 

3. Nxënësit do të marrin pjesë në  pastrimin e territorit të kalasë nga mbeturinat e mundshme.

 

4. Vajtje në shtëpinë e Skëndulatëve, shtëpi e kategorisë së parë, një nga më të bukurat në rajon, në odën e së cilës do të zhvillohet një aktivitet njohës me trashëgiminë kulturore për nxënësit e qytetit. 

 

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Korçë

Ky projekt do të zhvillohet në bashkëpunim me shkollat

 

9-vjeçare në mbarë vendin dhe qëllimi kryesor i tij është të edukojë dhe të sensibilizojë gjeneratën e re për rëndësinë e trashëgimisë kulturore monumentale dhe arkeologjike.

 

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë i bashkëngjitet kësaj nisme duke organizuar aktivitetin sensibilizues “Mik i Monumenteve”

 

Në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Arsimore Korçë, 80 nxënës të shkollave 9-vjeçare do të zhvillojnë një vizitë njohjeje tek Bazilika e Linit – Pogradec si dhe do të bëhen protagonistë të pastrimit të territorit përreth kësaj Bazilike.

 

Trashëgimia Kulturore është themeli i rritjes së një gjenerate të shëndetshme dhe vizita në këto monumente do të sjellë jo vetëm njohjen e kësaj trashëgimie, por edhe vlerësimin dhe përkujdesjen që duhet të tregojmë ndaj tyre.

 

Ky projekt do të ketë startin e tij këtë 18 Prill 2014 por do të jetë starti i një sërë fushatash dhe projektesh që DRKK Korçë në bashkëpunim me DAR Korçë do të organizojë gjatë gjithë vitit dhe viteve në vazhdim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama