Nj? variant besnik i Poradecit

Nj? variant besnik i Poradecit
Poezia e Lasgush Poradecit ne qarkullim sipas dy botimeve te Bukureshtit ne vitet '30 dhe korrigjimeve qe u beri me vone autori. Me nje parathenie te vet poetit, mendime estetike mbi poezine, e cila botohet per here te pare. Nder te tjera shenime qe perpunojne nje mendim estetik mbi ate qe poezia i rremben jetes, te bukures dhe te vertetes, Lasgush Poradeci (1899-1987), shkruan: "Nuk ka pra poezi te madhe ose te vogel, te mire ose te keqe, por vetem poezi qe i pershtatet plotesisht potencialit jetesor dhe poezi qe s'i pershtatet.

Poezija qe i pershtatet, eshte POEZIJA, ajo qe s'i pershtatet NUK eshte poezi dhe pra duhet te vdese, te mos rroje - sikunder dhe s'rron po humbet." Citati eshte marre nga teksti pa titull dhe date te sakte, qe botohet per here te pare si parafjale e Vepra I ku perfshihet krejt poezia e Poradecit. Botimi i pergatitur per shtyp nga vajzat e autorit Kostandina dhe Maria Gusho eshte hedhur ne qarkullim se fundi me rastin vitit 2009 "Vit i Lasgush Poradecit" ne 110- vjetorin e lindjes, nga Shtepia botuese "albPaper" me financimin e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.

Deri nje muaj perpara ishte e veshtire te gjeje ne qarkullim vepren poetike te Lasgush Poradecit. Per botimin qe kemi ne duar, vajza e vogel e poetit thote se kemi nje variant besnik te poezise se autorit, sepse i referohet botimeve te dy librave qe u bene ne Bukuresht ne gjysmen e pare te shekullit XX dhe ç'eshte me e rendesishmja, per botimin aktual jane mbajtur parasysh shenimet dhe korrigjimet qe Poradeci ka bere ne ane te faqeve.

Ky botim permban shpjegime te fjaleve ne fund te poezive qe ka bere vete poeti.

"Vallja e yjve" ku bejne pjese "Ne vend parafjale", "Vallja e qjellit", "Vallja e dherit", "Vallja e yjve", "Vallja e perjetesise", "Vallja e vdekjes" etj., u botua nen kujdesin e Mitrush Kutelit ne vjeshte 1933 ne Bukuresht. Libri II, "Ylli i zemres" qe permban "Zemra e qiellit", "Zemra e dherit", "Zemra e jetes", Zemra e perjetesise", "Zemra e vdekjes" doli nga shtypi me 1937 pajisur me nje veshtrim kritik serish nga editori Mitrush Kuteli. Te dy librat u botuan fale mbeshtetjes se studenteve shqiptare ne Rumani si edhe miqte letrare te Bukureshtit. Ne kolonine shqiptare te Bukureshtit. Poezite qe ishin shkruar ne Pogradec, Athine e Bukuresht deri ne vitet tridhjete, do duhej te ndiqeshin nga ai qe mendohej te ishte libri i trete, i quajtur "Zemra ime". Maria Gusho thote pjeses se fundit te Vepres I, ku zene vend poemat, nuk i jane bashkengjitur dy baladat per Muharrem e Reshit Çollakun.

"Ato do te perfshihen ne nje material per Rezistencen e Pogradecit, material te cilin babai e kishte pergatitur si nje projekt me vete krahas projektit per shkollen e Progradecit qe eshte botuar tashme." Nje botim qe do te hidhte drite mbi keto variante te botimeve te Bukureshtit, mendohet te jete leterkembimi 12-vjeçar i Poradecit me shkrimtarin tjeter, botuesin, studiuesin dhe kritikun e tij te pare, Mitrush Kuteli. Korrespondencat jane menduar si vellimi III i vepres se plote. Ka kohe qe Maria po punon per to. "Keto letra jane nje shkolle per mua. Keshtu qe ne nje kuptim po i sherbej tim eti, por po i sherbej dhe vetes. Po mesoj intimitete nga ai mqe s'i kam ndeshur me pare... Njerezit me te drejte thone kur do te dalin, u be kohe qe flas per to, por eshte nje pune e veshtire. Mendojme se tek korrespondencat do te perfshihen leterkembimet me Eqrem Çabejn, Asdrenin, Tefta Tashkon, Odise Paskalin."

Sa per korrespondencen me Kutelin, pavaresisht se tekstet e Poradecit jane po ato, themi se ai leterkembim "do te hedhe drite" ngaqe permban shume letra te kohes se shkrimit dhe botimit te ketyre vargjeve. Do te ndriçonin edhe ane te poezise dhe mendimit te Lasgushit qe vazhdojne t'i interpretojne sikur t'u perkisnin legjendave dhe nje kohe qe s'ka lidhje me kohen tone. Mbi vepren e ketij autori behen studime, botohen monografi, mbrohen doktoratura, dhe perseri Poradeci se pse duket i studiuar pjeserisht, se pse ato qe thuhen e shkruhen per te duken fare pak dhe sikur shkojne ne drejtim te kundert me rrugen e vepres se tij. Ne anen tjeter te ketyre letrave rri nje Kutel, shenimet e viteve '30-'40 te te cilit per letersine jane nje model i kritikes letrare.

Ketij miku dhe intelektuali te rralle, ne nentor 1936 Poradeci i kishte kushtuar disa vargje per zemren qe vdes perkohe e lind perjete.
Teksti parafjale per Poezine e botimit te vitit 2010 eshte i paperfunduar. Maria thote se duhet te jete shkruar ne vitet '40. Poradeci tenton te jape nje pergjigje pse shkruan poezi: "Pse shkruaj, pse parapelqej te shkruaj vargje dhe jo proze? Kur them vargje, kuptoj qe duhet te jene te persosur nga arti. Vetem keto te persosurit rrojne (dhe mezi dhe keto). Te papersosurit vdesin.

Sepse gjuha ndryshon pas 500 vjet. Ajo me s'eshte siç ishte. eshte ligji i saj fiziollogjik dhe shpirteror (siç eshte zhvillimi i njeriut). Bibla e Lutherit p.sh e shkrojtur para 500 vjeteve me s'do mundte te perdorej prej gjermaneve pa i-u bere perpunime gjuhe. Gjithashtu dhe perkethimet e "persosura" mjaftojne per nje kohe te gjate, po dhe kjo kohe e gjate nje here mbaron. Vetem qe kur perkethimi ose nje veper origjinale jane te mira, kane mundesi te qendrojne me gjate. Pse? Sepse dyke qene te persosura, te derdhura si ne mermer, pas mbarimit te kohes sa qendron gjuha e tyre (p.sh. 500 vjet), ato mund te ripunohen ne themel te formes, te derdhjes se tyre te pare, pa çformuar derdhjen e pare. Poezija ka mundesi te qendroje me shume se sa proza, sepse poezija ka nje forme me skulpturale dhe nje derdhje me te pandryshuar."

Tek kjo parafjale ku duket te jene bere nje dy shenime te ndryshme, ai jep mendime edhe per rendesine dhe rolin qe luajne ne poetike dy dialektet: gegerisht dhe toskerisht. Te parit ai i jep cilesite e nje subjekti qe ka energji fizike, kurse te dytit i atribuon embelsine shpirterore: "Lufton pra forca fizike me harmonine shpirterore, trupi me shpirtin.

Forca si nje gje brutale, do te fitoje (lenderisht) permbi shpirtin, do te mbetet (mbase) gjuha e "mesme" gege, sepse gjithnje forca fiton permbi shpirtin. Ky fitim eshte lendor. Lenderisht do kemi si gjuhe gegerishten (e "mesme"). Po nje gegerishte te shpirtezuar me influencen e toskerishtes..." Poezia eshte vellimi i pare i vepres se plote e cila sipas Marise vijon me publicistiken ku do te kete te reja, nje Lasgush Poradec studiues e shkencetar te letersise. Vellimi i trete eshte korrespondenca qe u prek me lart dhe i katerti "Ditari" qe ai ka mbajtur dite pas dite prej vitit 1942 deri me 1982 kur u trondit nga ishemia cerebrale.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama