Nje 11 vjecar hipen ne aeroplan pa bilete e pa pasaporte

Nje 11 vjeçar hipen ne aeroplan pa bilete e pa pasaporte
Një djalë i vogël u largua nga familja e vet dhe arriti të hipë në aeroplan nga Mançesteri në Britaninë e Madhe për në Romë për hesap të vet pa një pasaportë apo biletë. Djaloshi kaloi të gjitha kontrollet e sigurisë duke i përzjerë me një familje udhëtarësh.

Ai u zbulua vetëm pasi kishte kaluar gjysma e udhëtimit dhe pasagjerët u bënë dyshues. Një zëdhënës i aeroportit tha se disa vetë nga stafi janë pezulluar si pasojë e incidentit. Sekretari për transportet deklaroi se ngjarja është “e pabesueshme dhe shqetësuese”.

“Është e qartë se dokumentacioni nuk është kontrolluar siç duhet në pikat e sigurisë apo në portën e avionit,” thanë zyrtaët. Por për shkak se djaloshi i kishte kaluar të gjitha kontrollet e sigurisë, është e qartë se sigurua e pasagjerëve nuk është cenuar. Djaloshi u rikthye në Mançester nga Roma me një fluturim tjetër.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama