Nje 22-vjecar fiton 8.7 milion ne poker

Nje 22-vjecar fiton 8.7 milion ne poker
Në fillim të këtij viti Pius Heinz vendosi të luaj me letra gjatë gjithë kohës, qoftë edhe 24 orë. Tani që 22-vjeçari nga Gjermania ka fituar çmimin prej 8.7 milion dollarë në “World Series of Poker” mund ta orientojë jetën e tij shumë mirë në cilin drejtim të dëshirojë.

“Të jem i sinqertë nuk e di çfarë do të bëj me paratë”, është shprehur Heinz pasi fitoi maratonën e lojës “Texas Hold ‘em”. “Me siguri që familja dotë marrë disa dhurata”. Heinz fitoi me letër më të madhe (as) pas nëntë duarsh që kërkonte të ngushtonte disavantazhin kundër 35-vjeçarit Martin Staszko. Heinz luajti të gjitha paratë në një dorë ku kishte një as dhe mbret ndërsa Staszko kishte shtatë dhe 10 kub. Në tavolinë u hapën dy katra, nëntë, çup dhe fan duke bërë që 22-vjeçari të fitoi 10 000 dollarë në lojë me letër më të madhe. Gjithsesi Staskzo që zuri vendin e dytë mori 5.4 milionë dollarë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama