Nje autogol ndalon mrekulline islandeze ndaj Hungarise

Një autogol ndalon mrekullinë islandeze ndaj Hungarisë

Islanda ishte shumë pranë mrekullisë në pjesëmarrjen e saj të parë në Europian. Kombëtarja e vendit më të vogël pjesëmarrës në Euro 2016, ndonëse debutuese, iu afrua shumë një fitoreje të bujshme kundër Hungarisë, që do ta bënte thuajse të sigurt kualifikimin e saj mes 16 ekipeve më të mira të turneut.

1466272123339_lc_galleryImage_Football_Soccer_Iceland_v

Islandezët kanë bërë gjithçka mirë në pjesën e parë duke i rezistuar për shumë minuta sulmeve të njëpasnjëshme hungareze, ndërsa kanë goditur në fundin e kësaj pjese duke rrezikuar disa herë portën e Kirali. Portieri veteran gaboi në minutën e 39 duke shkaktuar penallti pas një faulli ndaj Sigurdson dhe mesfushori islandez nuk gaboi në gjuajtjen nga pika e bardhë, për të kaluar në avantazh kombëtaren e vendit të tij.

Në pjesën e dytë, Hungaria u hodh plotësisht në sulm dhe zhvendosi të gjithë lojën në gjysmëfushën kundërshtare, edhe pse rrezikoi në disa momente pas kundërsulmeve islandeze. Por në fund, ngulmimi i Hungarisë u shpërblye me një autogol të Arnason, i cili shtyu në rrjetën e portës së tij një pasim në zonë nga e djathta të Nikoliç në minutën e 88.

Më barazimin 1-1, Hungarisë i mjafton edhe një barazim në ndeshjen e fundit kundër Portugalisë për t'u kualifikuar, ndërsa Islanda duhet të marrë medoemos rezultat pozitiv ndaj Austrisë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama