Nje biznes online me 3 000 dollare

Një biznes online me 3 000 dollarë
Biznesi në internet është shumë e lehtë të fillohet dhe kosto e fillimit është më e ulët se 3000 dollarë. Puna mund të bëhet edhe nga kompjuteri i shtëpisë apo zyrës me pothuaj asnjë vështirësi. Çdokush mund të shesë produktet apo shërbime nëpërmjet internetit. Por edhe për këtë punë ju duhet të përgatiteni tamam si në një biznes të vërtete.

Kështu është e rëndësishme të bëni një biznes plan. Edhe nëse e shisni produktin ose shërbimin vetëm online, do t’ju nevojitet patjetër një biznes plan. Ky dokument duhet të përcaktojë saktësisht çfarë do të shisni, ku do ti gjeni mallrat, cili do të jetë çmimi dhe natyrisht duhet të përcaktoni edhe kush do të jenë blerësit tuaj dhe pse ata do ta blejnë produktin tuaj. “Ky hap është shumë i rëndësishëm”- thotë zv/presidenti i Sunnyvale (shërbim i shitjes te Yahoo), i cili menaxhon më shumë se 40 000 site shitjesh onlinë.

“Tregtarët shpeshherë janë të paqartë për t’ju përgjigjur pyetjes se përse një njeri duhet të blejë produktin e tyre dhe prandaj edhe dështojnë” – thotë Krakovsky. “Duhet të prezantoni një vlerë të qartë në mënyrë që të tërhiqni konsumatorët. Kjo mund të jetë çmimi, produkti unik, shërbimi etj”.
Informacion për plan bizneset online mund të merrni edhe në sitet : ëëë.sba.gov/starting_business/planning/basic.html.

Edhe një fillestar mund të bëjë një site për një orë për një pagesë 50 dollrë ose 40 dollarë në muaj. Çmimet rriten deri në 300 dollarë për site më të komplikuar. Sitet e vogla nuk do të ngjanë si tiffany.com por do të jenë të pranueshëm për këdo.

Nëse do të shisni produkte duhet patjetër të bëni figura të mira dhe përshkrime të hollësishme për secilin produkt. Në çdo produkt duhet të publikoni numrin e telefonit dhe adresën e e-mailit.

Edhe mënyrën e pagesës duhet ta bëni të thjeshtë. Siti me të cilin mund të bashkëpunoni për pagesën është Paypal (EBAY) dhe Verisign (VRSN). Por kini kujdes se këto kompani kanë tarifa për çdo transaksion të bërë. Në Yahoo tarifa e transaksionit është 1.5% e shumës për bizneset e reja dhe 0.75% për transaksione të mëdha, pra kur volumi i biznesit rritet.

Për të bërë këtë punë duhet të punësoni dhe një designer i cili punon për rreth 50 mijë lekë të reja në muaj.

Për të shitur mund të përdorni edhe sitin shopping.com. Duke blerë 50 dollarë reklamë mund të jetë e vlefshme për ecurinë e biznesit.

Orjeta Zhupa : Gazeta Shekuli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama