Nje burre kupton gjuhen e delfineve

Një burrë kupton gjuhën e delfinëve

Të shihesh sy më sy me delfinët, të kuptohesh dhe të arrish të stabilizosh një kontakt fizik i cili përfshin brenda tij edhe zemrën. Nuk është thjesht një lojë e zakonshme, por një lojë e cila ka në qendër të saj sentimentet dhe ndjesitë. Një gjë e tillë i ndodh pikërisht italianit 32-vjeçar, Luço Konti, i cili ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët për të folur me delfinët. “Ata janë më shumë se familja ime. Unë jam me ta dhe ata ndjejnë të gjitha vibracionet që unë shkaktoj” tregon ai. Tani, Luço jeton në Meksikë dhe i kalon ditët e tij vetëm duke u marrë me delfinët, duke e kthyer jetën e tij në një simbiozë të përbashkët me këto kafshë interesante. “Po, ata më njohin, - tregon ai. Delfinët e dinë se cili je ti dhe jo vetëm nga kontakti fizik, por edhe nga marrdhënia që stabilizohet me ta kur je në ujë, pra përmes rrymave të ujit” .


Marre nga : gazeta Shqiptare


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama