Nje cigare e konsumuar nga nje femer e barabarte me pese te nje mashkulli

Nje cigare e konsumuar nga nje femer, e barabarte me pese te nje mashkulli
Duket se duhani i urren aq shumë femrat sa dëmin e një cigareje ua bën të barabartë me atë që shkaktojnë 5 të tilla tek një burrë. Ky është rezultati i një studimi të Universitetit të Milanos, i prezantuar në Kongresin e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë në Paris. Organizmi femëror është aq vulnerabël ndaj efekteve të cigares, pavarësisht nga faktorët e tjerë si mosha, presioni i lartë i gjakut apo obeziteti.

Pavarësisht se gratë janë më të mbrojtura në mënyrë natyrale se burrat nga sëmundjet kardio-vaskulare, të cilat shkaktojnë çdo vit 4,3 milionë të vdekur në Europë, kohët e fundit është vënë re një shtim i numrit të femrave mes të sëmurëve.

Studimi ka ekzaminuar 1694 meshkuj dhe 1893 femra në 5 vende (Finlandë, Suedi, Vendet e Ulëta, Francë e Itali) dhe ka arritur në përfundimin se çdo cigare e konsumuar nga një femër është e barabartë me 5 të tilla të konsumuara nga një mashkull. Përllogaritja është bërë në bazë të numrit të cigareve të konsumuara dhe përparimit të sëmundjeve kardiovaskulare, pavarësisht nga faktorët e tjerë të riskut si kolesteroli apo presioni i lartë i gjakut.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama