Nje diete 100 perqind kremoze

Një dietë 100 perqind kremoze
Avantazhet

Të lehtëson: Do të hash një krem perimesh të paktën një herë në ditë.

Për ta përgatitur: Zieji së bashku perimet e përzgjedhura e të prera në copa e më pas kaloji në mikser.

Është hidratuese: Ka bazë ushqyese të lëngshme, të pasur me ujë.

Është dezintoksikuese: Uji lan organizmin, duke e pastruar nga substancat helmuese.

Të shfryn: Është e pasur me fibra, të cilat përthithin ujin dhe në këtë mënyrë barku bëhet i sheshtë.

Është praktike: Supa mund të përgatitet më parë, të vendoset në frigorifer dhe të konsumohet sipas kohës së dëshiruar.

Riforcon: Sepse është e pasur me kripëra minerale, të domosdoshme për organizmin dhe në gjendje të fuqizojnë sistemin imunitar.

 

Është përfekte për:

- këdo që pëlqen të shijojë një supë të ngrohtë

- këdo që e pi ujin me dëshirë

- këdo që nuk vuan shumë nëse nuk ha brumëra

 

E hënë

Pas zgjimit: 1 gotë ujë

Mëngjesi (35 kalori): çaj i lehtë limoni

Paraditja (35 kalori): lëng nga 2 qitro

Dreka (500 kalori): krem kungujsh, sallatë mikse perimesh të pjekura me një lugë vaj ulliri, 1 limon, 1 vezë e zier, 1 panine

Pasdreka (40 kalori): 1 mollë, 1 gotë ujë

Darka (450 kalori): krem perimesh sipas dëshirës, patëllxhanë të pjekur me uthull dhe pak kripë, 1 lugë djathë i freskët, 1/2 panine, 4 kajsi

Totali: 1060 kalori

 

E martë

Pas zgjimit: 1 gotë ujë

Mëngjesi (70 kalori): kafe orizi me pak sheqer, kos

Paraditja (0 kalori): çaj me limon

Dreka (500 kalori): krem karotash, peshk në avull, (150 g), sallatë me fasule të ziera me një lugë vaj ulliri dhe limon, 1/2 panine, 3 kumbulla të pjekura

Pasdreka (30 kalori): 1 portokall, 1 gotë ujë

Darka (600 kalori): krem specash, copëza djathi (50 g), sallatë me radhiqe me një lugë, vaj ulliri dhe limon, 1/2 panine, 1 verigë rrush

Totali: 1200 kalori

 

E mërkurë

Në zgjim: 1 gotë ujë

Mëngjesi (100 kalori): kapuçino pa kafeinë me ëmbëlsues, pure mollësh

Paraditja (40 kalori): lëng nga 2 portokaj

Dreka (400 kalori): supë me perime, proshutë e pjekur (50 g) 1 patate e pjekur, 1 pjeshkë

Pasdreka (70 kalori): 1 banane, 1 gotë ujë

Darka (490 kalori): krem kopre, sallatë domatesh me një lugë vaj ulliri dhe pak kripë, ton në vaj (50 g), 1 fetë bukë, 1 fetë ananas

Totali: 1100 kalori

 

E enjte

Në zgjim: 1 gotë ujë

Mëngjesi: 1 filxhan çaj i skremuar me 4 lugë drithëra

Paraditja: 1 portokall, 1 biskotë, 1 gotë ujë

Dreka: krem fasulesh, 2 feta mocarelë, sallatë mikse me perime të gjalla dhe limon, 1/2 panine, 1 mollë

Pasdreka: 1 pjeshkë, 1 gotë ujë

Darka: krem selinoje, gjoks pule i pjekur në skarë (120 g), perime mikse të pjekura me një lugë vaj ulliri dhe limon, 1/2 panine, 1 frut

Totali: 1230 kalori

 

E premte

Në zgjim: 1 gotë ujë

Mëngjesi: çaj, 1 kos frutash

Paraditja: pure me një mollë rënetë, 1 gotë ujë

Dreka: krem spinaqi, peshk, 1-2 kastravecë me uthull dhe një lugë vaj ulliri, 1 panine

Pasdreka: 2 feta pjepër, 1 gotë ujë

Darka: krem kërpudhash, perime të pjekura me një lugë vaj ulliri dhe limon, proshutë e gjallë (50 g), 1/2 panine, 1 portokall

Totali: 1100 kalori

 

E shtunë

Në zgjim: 1 gotë ujë

Mëngjesi: 1 filxhan qumësht me pak sheqer

Paraditja: 1 fetë ananas, 1 gotë ujë

Dreka: krem angjinaresh, pulë e pjekur (100 g), karota të pjekura me një lugë vaj ulliri dhe limon, 1 fetë bukë, 2 feta pjepër

Darka: krem preshi, 2 kunguj të skuqur me vezë, 1/2 panine, kumbulla të pjekura

Totale: 1100 kalori

 

E diel

Në zgjim: 1 gotë ujë

Mëngjesi: lëng portokalli, kafe, 1 panine me qumësht, 1 lugë mjaltë ose marmelatë

Dreka: krem me qepë e patate, sallatë perimesh të freskëta me një lugë vaj ulliri dhe limon, kripë e piper, rosto (100 g), 1 panine, 1 mollë

Darka: krem thjerrëzash, sallatë me angjinare, me vaj ulliri dhe limon, 1/2 panine, 4 kajsi

Totale: 1200 kalori

Nga : Revista Jeta

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama