Si të reduktoni nivelin e insulinës në gjak?
Objektivi dhe synimi kryesor i dietës së propozuar ka të bëjë me reduktimin e nivelit të insulinës në gjak. Insulina ndikon në rritjen e nivelit të hormoneve seksuale dhe faktorit të rritjes të tipit të parë. Po ashtu sjell edhe nivel të lartë të plazmës dhe të gjitha këto parametra të cilat kanë ndryshuar nivelin e tyre në gjak mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të kancerit. Niveli i insulinës normalisht rritet pas çdo vakti, aq më tepër kur ushqimi i konsumuar në një vakt është tepër i rënduar në cilësi dhe sasi, me sheqerna të tretshme në mënyrë të përshpejtuar, prandaj pas një dreke të pasur niveli i glicemisë rritet në mënyrë të ndjeshme.
Në fakt, funksioni i insulinës është për të nxitur futjen e glukozit në qeliza, dhe pankreasi prodhon insulinë sa herë që niveli i glicemisë rritet. Ky funksion i insulinës është i kushtëzuar nga prania e mbidhjamosjes së membranave të qelizave, që shkaktohet nga konsumimi i shumë produkteve të djathërave dhe mishi jashtë një diete normale. Edhe proteinat, e veçanërisht proteinat me prejardhje shtazore, favorizojnë një prodhim të bollshëm të insulinës dhe hormonit të rritjes. Për të mbajtur nivele të ulëta të insulinës dhe të hormonit të rritjes do të ishte e nevojshme të reduktohej: marrja e kalorive çka do të thotë që duhet të hamë më pak, të ulet konsumimi i ushqimeve që rrisin nivelin e glicemisë, të reduktohet marrja e produkteve dhjamore dhe të yndyrshme, si dhe të shmanget marrja në sasi të lartë e proteinave me origjinë shtazore.
Shmangni marrjen e kalorive të tepërta
Strategjia e emërtuar “Diana” ka të bëjë me reduktimin e furnizimit me kalori, duke konsumuar ushqime sa me të pasura me vitamina dhe proteina e karbohidrate në sasinë e nevojshme, në mënyrë që të mos provokojë mbingopjen e qelizave me kalori. Prandaj produktet natyrore dhe më pak ato të rafinuara të prodhuara në mënyrë industriale, nga njëra anë furnizojnë me energji dhe lëndë ushqyese dhe nga ana tjetër përmbajnë pak yndyrna që do të thotë pak kalori. Truku konsiston në gjetjen dhe zbatimin e një mënyre të duhur gatimi për cerealet dhe perimet në mënyrë që shija të shoqërohet edhe me përthithjen në gjak të shumë përbërësve të rëndësishëm për organizmin. Ushqimet të cilat rrisin nivelin e glicemisë dhe që duhet të reduktohen janë ato të përgatitura nga drithërat, si makaronat, pastat, tortat. Është më mirë të konsumohet bukë e bardhë.
Si të veprojmë në mënyrë që të mos rrezikojmë shëndet të tepërt
- Mundohuni të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë
- Zgjidhni ushqimin cilësor duke i dhënë organizmit gjithçka për
të cilën ai ka nevojë
- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një
masë e caktuar e tyre çdo ditë
- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t’i vendosim në
dietë të shëndetshme
- Planifikoni një menu të shumëllojshme gjatë ditës
- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes
- Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha
llojet por me kufi
Reduktimi i proteinave me natyrë shtazore
Proteinat janë një faktor i rëndësishëm që favorizon prodhimin e insulinës dhe të hormonit të rritjes. Hormoni i rritjes favorizohet veçanërisht nga proteinat që përmban qumështi. Vegjetarianët të cilët nuk hanë vezë apo qumësht na fakt zotërojnë një nivel më të ulët të hormonit të rritjes se vegjetarianët që nuk hanë mish. Një pjatë me zarzavate dhe cereale do të mjaftonte për t’i dhënë organizmit aminoacidet e nevojshme pa rritur nivelin e insulinës apo të hormonit të rritjes. Konsumi i sotëm i proteinave nga popullata është rreth dy herë më i lartë se sasia që i nevojitet organizmit. Për të gatuar me produkte sa më të dobishme dhe ushqyese është e këshillueshme të përdoren vajra bimore, veçanërisht vaji i ullirit.
Vitamina E mund të shtojë rrezikun e kancerit
Përherë ka mbizotëruar mendimi se vitamina E mund të ndihmojë për pakësimin e rrezikut nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Por një studim i ri tregon se tek njerëzit me probleme nga këto sëmundje, vitamina E aktualisht e shton këtë rrezik. Autorët e studimit theksojnë se pjesëmarrësit në studim u trajtuan me doza të larta vitamine E, rreth 400 miligramë në ditë, dhe se njerëzit duhet të përpiqen të konsumojnë çdo ditë rreth 15 miligramë vitaminë E, e cila mund të gjendet lehtë në një dietë të balancuar ushqimore.
Një studim i ri, tregon se vitamina E mund t’u bëjë dëm personave me probleme të kaluara në zemër, apo me diabet. Tek personat me rrezik të lartë sëmundjesh, vitamina E nuk parandalon sëmundjet kardiovaksulare, dhe bllokimin e artereve të gjakut në tru, gjithashtu kjo vitaminë nuk parandalon kancerin.
Një çimçakiz i ri mund të ulë dëshirën për sheqer
Amerikanët në luftë të vazhdueshme me mbipeshën mund ta fitojnë këtë betejë nëpërmjet një çimçakizi, i cili ndryshon shijen e sheqerit kështu që personit i shuhet dëshira për të ngrënë gjëra të ëmbla. Çimçakizi i ri, aktualisht bllokon aftësinë e gjuhës për të shijuar të ëmblat pa prekur shijen e ushqimeve të llojeve të tjera. Sipas ekspertit, Drew Averi, çimçakizi fillon të veprojë brenda 2 minutave. Dëshira e organizmit për të ëmbla është diçka e papërmbajtur, por çimçakizi i ri e mposht këtë dëshirë. Elementi kryesor i këtij lloj çimçakizi, gymnea, jo vetëm mposht dëshirën për ëmbëlsira, por gjithashtu ndikon në mënyrën se si organizmi rregullon nivelin e sheqerit me insulinën. Substanca gymnea është përdorur në Indi për trajtimin e diabetit për më shumë se 1 mijë vjet.
Dieta me pak yndyrna ul rrezikun e kancerit të gjirit.
Konsumimi i ushqimeve me pak yndryna është mirë për shëndetin. Një studim në shkallë të gjërë mes grave tregon se dieta me pak yndyrna pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, kanceri i zorrës së trashë apo sëmundjet e zemrës. 50 për qind e këtyre grave të marra në studim përdornin dietë frutash, perimesh dhe nënprodukte drithërash, ushqime të njohura për nivel të ulët yndyrnash, ndërsa 25 mijë gra të tjera përdornin dietë të zakonshme. Disa gra që para studimit kishin përdorur dietë ushqimore me nivel të lartë yndyrnash dhe gjatë studimit përdorën ditetë me pak yndyrna, vunë re një pakësim 20 për qind të rrezikut të kancerit të gjirit. Dieta me pak yndyrna është e mirë për shëndetin, prandaj ato gra që janë në këtë dietë duhet ta vazhdojnë atë.