Gjatë periudhës së stazhit 10 javor pranë Citigroup Inc. në vitin 2010, Shaun Khubchandani nuk kishte shumë kohë të lirë. Siç tregon ai, ditët ose më saktë oraret e zakonshme të punës ishin të mbushura plot me detyra nga më të rëndomtat në pritje që eprorët, përpara se të largoheshin rreth orës 5 – 6 pasdite, t’i caktonin projektet mbi të cilat do të punonte në mbrëmje. Puna në këto projekte zakonisht i mbante Khubchandanin dhe homologët e tij analistë të punësuar në Citigroup, të ngulur në zyrë deri pas mesnate, madje dhe gjatë fundjavave. Khubchandani tregon se gjatë periudhës si stazhier, ai paguhej $1,300 në javë Pas përfundimit të stazhit, ai vendosi të rikthehej aty ku punoi për më shumë se një vit përpara se të vendoste të punonte pranë një firme private në New York.
Orari rraskapitës i punës në Wall Street është diçka normale. Por vitet e fundit, për shkak të orareve të tilla të punës, një numër gjithnjë në rritje të sapodiplomuarish, ka hequr dorë nga ndjekja e karrierës në bankat investuese dhe po tregon interes në shumë sektorë të tjerë mes të cilëve atyre të firmave teknike të Silicon Valley-it, të cilët ofrojnë orare pune shumë më të favorshme dhe një mënyrë jetese më të rehatshme.
Shumë nga shkollat më të mira të biznesit në Amerikë, si në nivelin universitar ashtu dhe në atë pasuniversitar, kanë raportuar ulje të numrit të studentëve që janë të interesuar të punojnë në fushën e investimeve bankare. P.sh. në vitin 2007, gati 41% e studentëve të diplomuar në shkollën e biznesit Wharton, pranë Universitetit të Pennsylvania-s, një ndër shkollat kryesore që ofron kandidatë për t’u punësuar në bankat më të mëdha të vendit, kërkuan punë pranë bankave investuese. Sipas të dhënave që ofron kjo shkollë, në vitin 2013, ky numër ra në 25%.
Të përballur me këtë rënie interesi, bankat kanë filluar të ndërmarrin hapa drejt një reformimi të programeve të punës për ekipin e më të rinjve, që për momentin konsiston në orë më të kufizuara pune gjatë fundjavës.
Më poshtë po japim një ditë tipike të Khubchandani-t, siç e përshkruan ai, gjatë periudhës së stazhit pranë Citigroup:
8:00: Zgjimi.
8:45: Marr metronë pranë stacionit në Columbus Circle për të shkuar në zyrat e Citigroup pranë Tribeca-s.
9–9:30: Arrij në zyrë.
9:30 –12: Kryej ndonjë punë të rëndomtë, si p.sh. lexoj Memo të brendshme apo rikontrolloj numrat e futur në dokumentet e përgatitura në Excel.
12–12:30: Ha drekë me kolegët e tjerë stazhierë tek ëhole Foods (supermarket i cili ofron gjithashtu mjedise ngrënieje si dhe pica, panine, sallata, supa si dhe buffet me ushqime të gatshme nga më të ndryshmet), ku marr për të ngrënë një panine me proshutë dhe një puding si ëmbëlsirë.
13:00–-17:00: Punoj me analistët e firmës duke i ndihmuar me se të mundem qoftë në kryerjen e llogaritjeve të një shkalle të lartë vështirësie apo duke siguruar “feedback” për modelet e ndryshme financiare.
17:00–18:00: Më jepet një projekt – si p.sh. të fus të dhënat e fundit të ofruara nga tregu në diapozitivët e PowerPoint-it apo në versionin e printuar të materialeve që do t’i paraqiten klientit- nga njëri prej drejtuesve përpara se ky i fundit të largohet. Projekti në shumicën e rasteve duhet kryer në mënyrë që të jetë gati të nesërmen në mëngjez.
20:00: Së bashku me stazhierët dhe analistët e tjerë porosisim diçka për të ngrënë të cilën na e ofron kompanija: të hënave ushqim italian, të martave Thai, të mërkurave sallatë, të enjteve Taco, kurse të premteve hamë jashtë.
22:30–2:00: Kthehem në shtëpi.