Pak ditë më parë, Armando Sadiku pranoi se ëndrra e tij si futbollist ishte të luante në Serinë A. Kjo ëndërr mund të bëhet realitet shumë shpejt, pasi një klub italian ka hedhur sytë nga futbollisti që relaiizoi golin e fitores me Rumaninë.
Sipas mediave italiane, trajneri i Sampdorias, Vinçenco Montela, ka vendosur emrin e Sadikut mes objektivave të merkatos së verës, duke e parë si një alternativë mëse cilësore për sezonin e ri.
Tashmë pritet të mësohet se çfarë shifre do të kërkojë klubi i Zyrihut, i cili zotëron kartonin e futbollistit shqiptar, por që vështirë se do ta mbajë për sezonin e ardhshëm kur kjo skuadër të luajë në kategorinë e dytë.