Nje ekstremist gjakftohte Bera mire qe i vrava

Nje ekstremist gjakftohte: Bera mire qe i vrava

Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Turqinë. Persona të armatosur sulmuan një postbllok duke vrarë tre persona, mes tyre një xhandar dhe një polic. Një prej autorëve të këtij krimi të rëndë është kosovari Ç.R, me origjinë nga Kosova, por me nënshtetësi zvicerane. Ai nuk shfaqi asnjë keqardhje kur doli përpara gjykatës.

“Bëra mirë që i vrava. Nuk i jap llogari askujt përveç Zotit. Nuk do dëshmoj për askënd. Ju jeni të gjithë paganë. Turqia është një armik pasi është vend i NATO-s,” ka deklaruar ai.

Pamjet e tij gjatë gjyqit janë po ashtu tronditëse. Ai thuhet se i përket një grupimi islamik, me lidhje me Al Kaedën, që lufton për të vendosur shtetin islamik në Irak dhe Siri. Një tjetër i arrestuar thuhet se është shqiptar nga Maqedonia.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama