Nje embrion njerezor i krijuar me nje qelize lekure

Një embrion njerëzor i krijuar me një qelizë lëkure

Garën e fitoi ekipi i kërkuesve kalifornianë 'Stemagen'. Ekipi rreth Andrew French-it ia doli që me qeliza të lëkurës së një të rrituri të klononte një embrion njerëzor. Drejtuesi i ekipit të kërkuesve u pyet se përse duhej bërë kjo? 'Qëllimi i madh është, të krijohen qeliza burimore, embrionale, që u përshtaten qelizave të lëkurës; në këtë mënyrë qeliza burimore të përshtatshme për transplantime lëkure dhe organesh.'

Me të njëjtën teknikë që u krijua dymbëdhjetë vite më parë delja e klonuar Dolly u krijua për të parën herë një embrion njerëzor me qeliza burimore jashtëzakonisht të afta për tu transformuar. Ajo që është prej kohësh e mundur tek kafshët, rezultoi mjaft më e ndërlikuar në rastin e njeriut. Kërkuesit kalifornianë përdorën 29 qeliza veze, të dhuruara vullnetarisht prej tri grave të reja; një fakt shumë i rëndësishëm ky në një fushë tepër delikate kërkimesh.

Por çfarë ndodh saktësisht gjatë klonimit?

Andrew French e shpjegon procesin: 'Fillimisht marrim qelizat e lëkurës: Dhuruesit i priten maksimalisht një deri në dy milimetra lëkurë. Këto qeliza lëkure kultivohen, dhe më pas kemi miliona të tilla në një pjatë. Përzgjedhim një të vetme. Nga ana tjetër kemi një qelizë veze të dhuruar, të tepërt. Kësaj i marrim bërthamën dhe e zëvendësojmë atë me qeliza të veçanta lëkure. Dhe veza e zbrazur me përmbajtjen e qelizës së lëkurës fillon të zhvillohet në mënyrën e një embrioni dhe arrin stadin e një të ashtuquajturi blastocisti. Këtë mund ta përfytyroni si një top të vogël prej indesh - dhe këtij i marrim qeliza embrionale, burimore.'

Kërkuesit amerikanë arritën të dëshmojnë, që informacioni gjenetik përputhej vërtet me atë të qelizave të lëkurës.

Frank Aischmann : DW
 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama