Deputeti holandez i ekstremit të djathtë Geert Wilders thotë se filmi me metrazh të shkurtër, i cili do të shfaqej për herë të parë më 31 mars, do të theksonte pikëpamjet e tij se Kurani është libër fashist. Wilders vendosi ta publikonte filmin në internet, pasi rrjetet televizive nuk pranuan ta shfaqin atë.
Kompania Network Solutions veçon si arsye tjetër për mbylljen e faqes edhe vështirësi teknike, përfshirë mbingarkimin e rrjetit nga vizitues të faqes që do të donin ta shikonin ose ta shkarkonin filmin, gjë që mund të çonte në bllokimin e faqes.
(VOA) - R. D.