Nje femer e perkryer

Nje femer e perkryer
Të depërtosh në mendjen e një personi tjetër është pothuajse e pamundur, aq më tepër nëse bëhet fjalë për një mashkull, e megjithatë femrat janë të mendimit se mund të sillen saktësisht siç duan meshkujt. Ajo quhet Liza Dejli dhe është autore e “Stop Getting Dumped”: një manual që i ndihmon lexuesit të gjejnë dhe të martohen me mashkullin e duhur në më pak se tre vjet. Ajo siguron se i janë dashur vetëm gjashtë muaj, por pasi ka dëgjuar me mijëra mendime shprehet se veçon disa karakteristika thelbësore që duhet të ketë një femër, për t’u marrë seriozisht nga mashkulli që i pëlqen.

Ka një jetë të sajën

Femra ideale duhet të jetë e aftë të kujdeset për veten, të ketë një stil personal, të jetë në gjendje të sigurojë kohë për miqtë dhe familjen. Ajo është një femër që i pëlqen aventura kur është me udhëtime, di të shijojë të mirat e jetës dhe kënaqet me një shëtitje në park në një ditë me diell. Meshkujt dëshirojnë një femër e cila nuk kërkon një të fejuar për të mbushur orët bosh. Ajo nuk duhet të kushtëzohet nga mashkulli për të jetuar.

Nuk hedh kurrë hapin e parë

Kjo mund të jetë një nga pikat më të paqarta të një lidhjeje mashkull-femër, që do të mbetet përgjithmonë një dilemë. Jo të gjitha lidhjet duhet të bazohen në interesimin e meshkujve, megjithatë autorja del në përfundimin e qartë se ai duhet të jetë i pari që jep sinjalet. Vetëm në këtë mënyrë një femër mund të jetë e sigurt se ai do të jetë vërtet i interesuar dhe nuk është duke e shfrytëzuar thjesht rastin.

Është seksi, por nuk e tepron

Të jesh seksi është një koncept që ndryshon nga momenti në moment, ashtu siç ndryshon edhe një lidhje detajet pozitive dhe negative. Fillimisht një femër duhet të evitojë komentet seksuale. E vetmja gjë që duhet të bëjë është të flirtojë me gjeste si për shembull të mbajë dhe lëvizë lehtë dorën sipër gjurit të saj. Kur një lidhje bëhet serioze, edhe sjellja e saj duhet të jetë më intime. Kur arrihet në një pikë të caktuar edhe ajo ka të drejtë të luajë me këmbën poshtë tavolinës.

Pret momentin e duhur

Është e vërtetë, jetojmë në shekullin e XXI dhe askush nuk pret më martesën për të bërë seks, por hera e parë është një hap i rëndësishëm për një çift dhe shumë femra nuk e kuptojnë këtë. Seksi është një nga faktorët kryesorë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në mendjen e një mashkulli. Kur femrat e bëjnë këtë hap, aktivizohet një hormon i cili i bën shumë të dëshirueshme në sytë e partnerëve të tyre. Nëse e ekzagjerojnë me sjelljen e tyre dhe jepen që në fillim ndaj seksit, atëherë kjo marrëdhënie nuk do të shkojë përtej shtratit. Megjithatë ai mbase nuk dëshiron të presë gjatë duke u larguar. Si veprohet në këtë rast? Prisni të paktën një muaj para se të hyni në një histori dashurie.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama