“Marina!
Nuk e di nese po bej mire apo jo qe po te shkruaj,por e kisha shume te nevojshme te t’i thoja keto fjale. Megjithese jeta na erdhi e tille dhe nuk na dha mundesi te conim deri ne fund nje rruge,qe dikur e patem nisur bashke, ti do mbetesh perhere ne mendjen dhe ne zemren time si dashuria e pare dhe me e madhe e jetes sime.Ndoshta ti nuk me beson,por une edhe tani,qe po te shkruaj ndihem I dashuruar pas teje. Po c’rendesi ka tani ajo qe ndjej une,kur ti je martuar dhe e ke nje djale?!
Ditarin tend e gjeta ate nate,qe u takuam te parku”Rinia”. Kureshtja per te lexuar se cfare fshihej ne faqet e atij ditari ishte shume here me e madhe se sa ndjenja e qytetarise se nuk duhej te cenoja privatesine e tjetrit. Teksa kam lexuar ditarin tend edhe kam qare sepse…