Nje franceze gati sa nuk peson atak nga fatura e telefonit
- Botuar: 13 vite më parë
- Shkruar nga:
Një grua në jugperëndim të Francës, që mori një faturë telefonike gati 12 kuadrilion euro, gati sa nuk pësoi një atak kardiak. Solenne San Jose nga Pesaç, tha se mbeti e shokuar kur pa faturën prej 11.721.000.000.000.000 euro. Kjo është paka a shumë sa 6 mijë herë prodhimi i përvitshëm ekonomik në Francë. Ajo kërkoi që llogaria e saj të mbyllej pasi humbi dhe punën muajin që shkoi. Ish- mësuesja, sipas BBC, tha se kishte aq shumë zero sa nuk e dinte sa ishte kjo shumë. Fillimisht kompania telefonike Bouygues Telecom tha se nuk ka çfarë të bëjë, por më pas pranoi se ishte gafë dhe se fatura reale ishte 117 euro.