- Mbani të zhdërvjellët lëkurën dhe muskujt.
Kjo është një këshillë mjaft e vlefshme për të gjitha femrat. E përfshirë në kujdesin e bukurisë së përditshme, ajo përmban hidratimin e vazhdueshëm të lëkurës së qafës dhe përreth gjoksit. Përdorni kremra specifikë.
- Pini sa më shumë birrë ...
Nuk e dinit? Birra është një nga produktet e cila ndikon direkt në mbajtjen në formë të gjoksit tuaj. Pasi përmban në fakt substanca që ndikojnë në forcimin dhe rritjen e tij.
- Pozicioni i duhur për të fjetur
Të flesh me bark poshtë dhe përmbys, për të shmangur mbingarkesat e trupit, vlerësohet si një mënyrë optimale për të rregulluar raportin mes peshës së gjoksit dhe asaj të trupit në tërësi.
- Bëni dushe të ftohta, jo të nxehta.
Nuk po tallemi, e kemi me të vërtetë. Dushi i ftohtë, i bën shumë herë më mirë gjoksit tuaj, sesa një dush i nxehtë. Ose të paktën, bëjini pjesës rreth tij masazhe me ujë të ftohtë sa më shpesh.
- Sutjenat, vetëm sipas masës që keni
As më të mëdha, dhe as më të vogla. Sutjenat që përdorni gjatë jetës, duhet të jenë fiks, sa masa e gjoksit tuaj, ndryshe do ta dëmtoni atë...
- Përdorni maska ushqyese.
Maskat e posaçme, të krijuara për gjoksin, i bëjnë mirë ruajtjes së formës së tij. Përdorini ato, njësoj siç bëni edhe me fytyrën tuaj.