Nje gjyshe 90-vjece prezantuese ne radio
- Botuar: 17 vite më parë
- Shkruar nga:
Rosina Costa, e njohur si “Gjyshe Rosa dj”, është prezantuese e njohur e një programi titulluar “Le tagliatelle di nonna Rosa”, një rubrikë që transmetohet çdo të shtunë në Radio Delta Lampedusa. “Preferoj të rri mes të rinjve. Ardhja këtu të shtunave më karikon me energji shumë pozitive”- thotë gjyshe Roza. Ajo tregon se me mbylljen e programit kthehet në shtëpi dhe ndihet sërish në formë, sikur të ishte e re. “Gjërat që them në radio me dalin nga zemra dhe kur i dëgjojnë të tjerët ndihem më e lehtësuar”- shpjegon prezantuesja 90 vjeçare.
Gjyshe Roza ka fanët e saj dhe nga mikrofoni i radios i përgjigjet dëgjuesve që janë të interesuar për recetat dhe këshillat e saj në fushën e kuzhinës e gatimit. Të gjithë këto ajo i tregon duke ndërthyrur pjesë të jetës së saj. Ashtu si kujton herë pas here, se gjatë kohës së luftës u gjet pa ndjenja dhe qëndroi në koma për tre muaj.