Nje gote vere ne dite mban larg mjekun

Nje gote vere ne dite, mban larg mjekun
Një konsumim i matur i verës së kuqe nuk është vetëm kënaqësi, por edhe një ndihmë e njëmendët për shëndetin, madje edhe kundër rrezikut të sëmundjes Alzheimer.

E njohur tashmë fare mirë për efektet pozitive mbi zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut, një konsumim me masë i verës së kuqe gjatë vakteve pakëson në maksimum rrezikun e plakjes dhe ndihmon në forcimin e dendësisë së eshtrave. Një gotë verë në ditë pra, mban larg mjekun. Këto janë edhe vlerësimet që jep specialisti Piergiorgio Pietta, i institutit të teknologjikve biomjekësore në Milano.

Alkooli që merret në sasi të kufizuar (rreth 30 g/në ditë për meshkujt dhe 20 për femrat), përcakton dhe një rritje të kolesterolit-HDL (kolesterolit të mirë) karshi kolesterolit-LDL (kolesterolit të keq). Një konsumim i rregullt dhe me masë i verës së kuqe është i lidhur me pakësimin dhe uljen e: vdekshmërisë totale, rrezikut të sindromës metabolike, fortësinë e atakut të astmës, rrezikun e plakjes dhe mbajtjen e dendësisë së eshtrave (përkundër duhanit dhe kafesë). Natyrisht, nëse ndiqen regjime ushqyese dhe jetesë e rregullt e korrekte.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama