Nje grua tutore e tre lypesarve te vegjel

Nje grua tutore e tre lypesarve te vegjel
Shfrytëzimi i të miturve është nje fenomen i përhapur sa në Shqipëri ashtu edhe në vendet fqinje, ku ata dërgohen për tu bërë pjesë e ushtrisë së lypësve. Por në Tiranë policia dhe një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve ka zbuluar një rast kur tutor i shfrytëzimit të tyre ishte një femër. Pas denoncimit, Gjykata e Tiranës ka shpallur urdhërin e mbrojtjes për tre të miturit.

Sipas gjykatës, shtetësja Mimoza Kruja, 35 vjeçe, me banim pranë Bregut të Lumit në Tiranë, ka shtrënguar dhe detyruar që tre të miturit, vëllezër e motra me njëri tjetrin, me inicalet R.S, E.S dhe I.S. të lypnin në Tiranë. Gjykata shprehet se gjykimi i kësaj çështjeje u zhvillua në mungesë të të paditurës, e cila nuk është paraqitur në gjykatë, pa dhënë shkaqe ligjore. Ndërkohë që policia dhe organizata jo fitimprurese shprehen se 35 vjecarja, përmes veprimeve të dhunshme ka shfrytëzuar tre të miturit duke cënuar rëndë integritetin fizik të tyre dhe ky është shkaku që kërkohet urdhëri i mborjtjes.

Gjykata vlerëson në vendimin e saj se kërkimet e policisë së Tiranës janë në përputhje me ligjin “për masa ndaj dhunës në familje” dhe për rrjedhim e ka pranuar kërkesë padinë. Gjykata shprehet gjithashtu se veprimet e të paditurës përbëjnë një fenomen negativ të shoqërisë shqiptare ndaj marrja e masave të menjëhershme në drejtim të parandalim të fenomenti të shfrytëzimit të minorenëve është një domosdoshmëri.

Konkretisht në vendimin e tij gjyqtari Ardian Kalia urdhëron që Mimoza Kruja të mos ketë asnjë kontakt me të miturit. Po kështu urdhëron një institucion të përkujdesit social të të miturve në nevojë, në qytetin e Elbasanit që ti strehojë këta të mitur, më i madhi ndër të cilët është dhjetë vjeç, ndërkohë që Mimoza Kruja sipas gjykatës nuk duhet t’i afrohet objektit ku ndodhen fëmijët dhe nëse ajo e shkel këtë vendim, sipas gjykatës, gruaja ka kryer vepër penale.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama