Me një te shkundje të dorës, sikur të këput krahun, Johan Huibers përshendet miqtë në bordin e arkës së Noesë. 30 000 vetë vizituan në tre muajt e parë që prej hapjes barkën e tij, një imitacion i anijes biblike. Për nga madhësia ajo është sa gjysma e origjinalit, thotë ndërtuesi i sja. Në përmasat e dhëna nga Mose kolosi do të kishte i pamundur të manovrohej. "Anija është 70 meter e gjatë, 13 meter e lartë dhe dhjete meter e gjere. Në penden e kanalit të Hardewijkut kam majtas e djathtas 3 cm vend për të kaluar. Ka ura nën të cilat mezi kaloj. Dhe nqs dua të kaloj në penden e kanalit von den Helder, duhet të heq anijet e shpetimit." Si një fuqi vere gjigande me bark arka rri në portin e qytetit të vogel Schagen në Hollanden e Veriut. Vizitorit i duket vetja i vogel, kur qëndron para trupit impozant, të drunjtë të anijes. 1 200 pemë ka ngrënë anija e Huibersit, rreth një vit e gjysëm i është dashur sipërmarresit që të ndertojë anijen. "Njerezit janë rritur me biblën dhe me besimin e tyre. Unë dua t´u ndihmoj, që t´i kujtojnë perseri të gjitha keto histori. Me këtë kam plotesuar vetes një enderr." Endra filloi në vitet 90 me një ankth. "Ne jetojmë pranë detit. Kur ka stuhi, shkoj nganjehere me femijet buze detit dhe shikoj se valet perplasen pas digave.
Një natë pashë enderr, që Hollanda u permbyt. Dhe pas kesaj vendosa, që të ndertoj arkën. Doja t´u tregoja njerezve: "Shikoni, kjo është dashuria e zotit." Ai është i krishtere besimtar dhe nuk kërkon të konvertojë njeri. Njerëzit duhet të kënaqen në bord, dhe prandaj interiori i ngjan në parku të madh me imitacione kafshesh të ndryshme, si elefantë, xhirafa, luanë dhe reptilë. Pesë euro kushton hyrja në parkun biblik, të rinjtë paguajnë dy euro. Duhet të vijnë ende shumë vizitore me qëllim që Huibers të mbulojë shpenzimet e investimit. Një milionë euro ka gëlltitur projekti. Ia vlente thonë disa, nuk ia vlente thonë disa të tjerë. "Shumë bukur, se si e ka bërë. Shumë terheqese me kafshet e shumta. Ia vlen." "Anija edhe niset kam degjuar. Mua më duket se e ka tepruar pak më tepër se duhet Në fakt Johan Huibers do të ngrejë së shpejti velat, sepse është planifikuar udhëtimi në Rin. Dhe më vonë do të jetë një arkë e vertetë, aq e madhe sa dhe vete origjinali.
Ludger Kazmierczak : DW-world.de