Në 26 shtator 2011, ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare Vasillaq Vangjeli, aktori i mirënjohur i skenës dhe kinemasë shqiptare. Ai ka mbi 100 role të ndryshme dhe mbetet i njohur për aktrimin virtuoz dhe humorin e tij. Pasi mbaroi Akademinë e Arteve në vitin 1975, roli i parë në Teatrin Popullor, ka qenë te drama "Lezia", me regji të Piro Manit.
Ndër rolet e tij mund të përmendim: komedinë "Nata e dymbëdhjetë" e Shekspirit, "Tre ditët e qametit" të L. Qafëzezit, "Mimoza pyeti zemrën", telekomedi nga T. Miloti, "Tre dhëndurët" e D. Bubanit, "Mirela" nga L. Bungo, "Një burrë me dy gra" nga R. Kunei, "Divorci" nga Sh. Mita, "Lezeti i kolltukut dhe i krevatit" nga M. Pertgui, komedinë "Gjashtë vjet shtatzëne", etj. Ndërsa, në kinema ka interpretuar në filmat: "Toka e përgjakur", "Zonja nga Qyteti", "Pylli i Lirisë" etj.