Ata që pinë më shumë se një filxhan kafe në ditë, në fakt mbrojnë shëndetin e tyre. Thënë më saktësisht, zvogëlojnë rrezikun nga pika në tru (infarkti i trurit) – edhe atë për 25%, tregon një studim i ri. Ky studim paraqet një sfidë për shkencëtarët, meqë shumë studime të mëparshme thoshin se kafja është e dëmshme për shëndet. Shkencëtarët që kanë punuar në studimin e ri thonë se ende ka mbetur shumë për të bërë, por se nuk dyshojnë aspak në efektet pozitive të kafes.
‘Kafja është njëra ndër pijet që përdoren më së shumti në botë, prandaj nëse dobia nga ajo është edhe krejtësisht e vogël, për shkak se pihet nga një numër i madh, atëherë edhe dobia në fakt është e madhe’, ka thënë shkencëtarja Susanna Larsson nga Instituti nacional “Karolinska” në Stokholm.
‘Disa gra brengosen për shëndetin e tyre, për shkak se pinë shumë kafe, prandaj studimi i ri me gjasë do të jetë një ngushëllim për to’, thotë dr. Larsson. Thuhet se kafja, e konsumuar me maturi, parandalon edhe diabetin e kancerin.