Nje kenge e mrekullueshme per Nene Terezen (Video)

Nje kenge e mrekullueshme per Nene Terezen (Video)
Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu Nënë Tereza, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! ka promovuar në një premierë absolute këtë mbrëmje, një këngë kushtuar bamirëses me famë botërore, raporton korrespondentja e agjencisë NOA në Shkup. Promovimi i këngës dhe videospotit për këngën Një shekull dashuri të cilën e shihni dhe këtu, u bë me prezencën e të gjithë këngëtarëve në Caffe Exclusive, te Sheshi Skënderbeu, tek Çarshia e Vjetër në Shkup.

Kënga këndohet nga këngëtarët e mirënjohur Adrian Gaxha, Leonora Poloska, Selami Kolonja, Besiana Mehmedi, Mustafa Ymeri, Laura Krliu, Berkan dhe Valon Suma. Më herët, para promovimit të këngës, po nga Lëvizja Zgjohu, për të shënuar këtë date të rëndësishme kujtimi për bijën më të madhe të kombit shqiptar, u bë dhe shpalosja e pllakës me emrin e ri të Spitalit Gjinekologjik në Çair. Aktiviteti pasoi vendosjen e luleve të freskëta pranë pllakës së shtëpisë së lindjes së Nënës Terezë në sheshin e Shkupit, përballë City Plaza.




Artikujt e fundit


Reklama

Reklama