Nga ana tjetër jam përpjekur të sjell një pjesë sa më shqiptare. Personazhet, konfliktet, tema e trajtuar i përkasin këtij realiteti”, ka thënë regjisori Erion Kame. Një biznesmen i ri zbulon se e shoqja e tij e tradhton. I tronditur nga kjo ngjarje pëson aksident me makinë. Kur përmendet zbulon se ka humbur kujtesën dhe nuk mban mend asgjë nga pesëmbëdhjetë vitet e fundit të jetës së tij, përfshi edhe martesën.
I dashuri i së shoqes përpiqet t’i marrë gruan, ndërsa ortaku i biznesit, kërkon t’i marrë agjencinë e udhëtimeve që kanë hapur bashkë. Gruaja është në dilemë të rrijë apo të ikë. Është një qerthull ngjarjesh që sipas regjisorit duhet të bëjnë të qeshësh, por edhe të mendosh. Premiera botërore u dha në Gjakovë, ndërsa të shtunën, në orën 19:00, vjen premierë në Tiranë.