Nje krijese pazakonte shfaqet ne liqenin Van

Një krijesë pazakontë shfaqet në liqenin Van
Krijesa që mendohet se është shfaqur në këtë liqen, sipas përshkrimit të dëshmitarëve, duket se i ngjan përbindëshit të famshëm të Loch Ness, liqen në Skoci, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolli.

Grupi amerikan që trasmeton edhe programin "Destinacioni, e Vërteta", mbërriti dje në ishullin Akdamar, pikërisht në qendër të liqenit Van ku edhe priti gjatë gjithë natës që bisha të shfaqej.

Historitë për bishën e liqenit Van u përhapën në vitin 1995, kur banorët e zonës përreth filluan të dëshmonin për shfaqjen e një krijese të çuditshme. Sot rreth 1000 persona pretendojnë se kanë parë këtë krijesë, e cila besohet se është rreth 15 metër e gjatë dhe shtyllën kurrizore e ka të mbuluar me gjemba.

Sipas disa dëshmitarëve mendohet të bëhet fjalë për një kafshë të ngjashme me një plesiozaur ose një itiozaur, zvarranikë ujorë të kohës së dinozaurve, të cilët u zhdukën bashkë me këta të fundit miliona vite më parë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama