"Një kullë në Krasniqe”.Kështu titullohet kjo skicë e vitit 1904,një shekullore,realizuar nga Karl Steinmetz,një inxhinier austro-hungarez gjatë udhëtimit të tij nga Shkodra për në Gjakovë.Në këtë udhëtim ai ndaloi edhe në Krasniqe, Tropojë ( Malësia e Gjakovës). Skica gjendet në librin e tij botuar në Vjenë në vitin 1905. Së bashku me disa foto të fillimviteve të shekullit XIX,të krahinave Gjakovë,Prizren,Pejë,Kukës dhe Tropojë,edhe kjo pikturë po bën xhiron e botës në rrjetet sociale.