Nëse shikoni me kujdes fotografinë, do të dalloni një letër bixhozi në secilën prej pakove të drogës. Të gjitha letrat janë të ndryshme dhe ishin futur në qeset bashkë me kanabisin që u kap në portin e Durrësit, gjithsej 1 ton. Secila prej letrave i korrespondonte një blerësi në Itali. Kur të paraqitej për të blerë mallin e porositur, blerësi do të mbante në dorë lëtrën e caktuar të bixhozit, bashkë me paratë. Në këtë mënyrë shqiptarët që e shisnin do të gjenin më lehtë qesen me drogë që ishte porositur. Në këtë mënyrë do të shpërndaheshin lehtësisht 1 ton drogë që u kap një natë më parë në Portin e Durrësit, e fshehur në një kamion me lëndë drusore.